top of page
Tika

Hapat per te aplikuar per vize studimi ne SHBA


Per te studiuar ne SHBA duhet qe te pajiseni me Vize Studimi F-1. Por cilat jane hapat per te marre vizen dhe cfare duhet te dime rreth procesit?

  1. Aplikimi per vize studimi eshte nje nder hapat e fundit. Para se te aplikoni per vize studimi, duhet se pari te keni aplikuar, te jeni pranuar dhe te keni mare gjithe dokumentat e nevojshme nga universiteti. Nese nuk jeni pranuar nga nje universitet amerikan, ju nuk mund te aplikoni per vize studimi. Keshille: Jo te gjithe universitetet ofrojne programe qe jane te vlefshme per te aplikuar per vize. Pyesni universitetin nese programi per te cilin jeni duke aplikuar eshte i vlefshem per vizen F-1.

  2. Nje nga dokumentat qe do ju duhet kur te beni aplikimin per vize eshte I-20. Ky eshte dokumenti i pranimit qe universiteti leshon per studentet nderkombetare dhe ka te dhena per programin e studimit, kohezgjatjen e studimit dhe informacione ne lidhje me shkollen. Sigurohuni qe te gjithe te dhenat ne I-20 jane ne rregull para se te filloni aplikimin per vize. Nese ka dicka qe eshte gabim, kontaktoni menjehere zyren nderkombetare te universitetit per te marre nje I-20 te re te korrigjuar.

  3. Per te aplikuar per vize studenti duhet qe te plotesoni formularin DS160 online ne linkun e meposhtem (https://ceac.state.gov/GenNIV/Default.aspx). Zgjidhni vendin nga ku do aplikoni (Tirane, Prishtine) dhe ndiqni udhezimet per te plotesuar aplikimin. Ne fund te aplikimit do ju kerkohet te beni upload nje foto tuaj dixhitalen dhe te verifikoni dhe njere te dhenat qe keni plotesuar. Ne nje nga webinaret me video do mbulojme te gjitha pyetjet e aplikimit dhe menyra si duhen plotesuar. Keshille: Pergjigjuni te gjitha pyetjeve sinqerisht dhe mos neglizhoni asnje pjese te aplikimit. Pasi mbaroni aplikimin ruani faqen e konfirmimit dhe printojeni pasi do ju duhet diten e intervistes.

  4. Pasi keni mbaruar aplikimin DS-160, do ju duhet qe te lini nje date per interviste. Kjo behet ne nje portal tjeter ne linkun e meposhtem: https://ais.usvisa-info.com/en-al/niv. Do ju duhet qe te beni rregjistrimin ne kete portal nese nuk keni aplikuar me pare per vize. Me pas do ndiqni hapat per te zgjedhur nje date per interviste ne ambsaden amerikane. Keshille: Ju duhet qe te zgjidhni nje date perpara dates se fillimit te programit tuaj te shenuar ne I-20. Nese nuk shikoni data te lira keni mundesi qe te beni nje "expedite request" per nje date interviste me te afert. Ne nje nga postimet e ardhshme do te mbulojme se si behet kjo kerkese.

293 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page