top of page
Tika

Cfare kerkojne universitetet Amerikane?





Nje student shqiptar me nota shume te mira ne shkollen e mesme, TOEFL dhe SAT aplikon per nje universitet prestigjoz. Me rezultatet e tij eshte i sigurt qe do pranohet. Nje jave me vone i vjen pergjigjia dhe i entuziazmuar hap letren nga universiteti. Por, ajo qe nuk e priste ndodh dhe nuk eshte pranuar. Si ka mundesi?!


Mos valle universitetet amerikane nuk i japin rendesi rezultateve akademike? Sigurisht qe jo, mirepo rezultatet nuk jane i vetmi kriter qe Universitetet Amerikane vleresojne ne aplikimin e nje studenti. Disa nga kriteret me te rendesishme jane si me poshte:


1. Pasioni dhe Interesi per Studimet

Notat e larta zakonisht jane nje kriter qe duhet arritur. Mirepo, universitetet prestigjoze jane te interesuara te mesojne qe ti nuk je nje robot por nje student me nje pasion dhe interes per lendet dhe studimin. Shfaqja e ketyre cilesive ne esene e aplikimit eshte nje bonus i madh.


2. Aftesia per te punuar Vetem dhe me te Tjeret

Si student ne nje universitet amerikan, do te duhet qe te punosh shume mire vetem, por gjithashtu edhe ne grup. Nese ke punuar ne ndonje projekt te vecante me nje grup studentesh, ose ke bere nje pune te madhe kerkimore vete, siguroho qe ta permendesh ne ese ose/dhe aplikim.


3.Aftesia per ti perballuar veshtiresite.

Universiteti nuk eshte i thjeshte dhe ti duhet te tregosh "prova" ne aplikim qe je nje njeri me karakter te forte dhe i afte te perballosh veshtiresite.


4. Puna vullnetare & ndikimi ne shoqeri

Nese ke pasur nje ndikim ne shoqeri duke ndihmuar njerzit ne nevoje, duke sherbyer me Kryqin e kuq apo ndonje organizate tjeter, duhet ta permendesh ne aplikim. Universitetet jane te interesuar per studente qe kane deshire dhe vullnet per te ndihmuar te tjeret dhe shoqerine.


5. Sporti, Drama, Muzika jane Bonus

Nese luan nje sport, ose instrument muzikor ose je pjese ne teater, eshte nje bonus per aplikimin. Zakonisht kjo tregon se je nje person qe ke pasion, mund te bashkepunosh me te tjeret ne grup dhe punon fort per te arritur qellimet e tua.


6. Rezultatet Akademike


Padyshim qe jane te rendesishme pasi universitetet kane kritere per pranimin dhe dhenien e bursave. Megjithate, universtietet mund te bejne perjashtime dhe te pranojne studente me rezultatet me te dobeta nese profili i studentit eshte shume i mire ne 5 pikat e mesiperme.


Ndersa pergatiteni per te aplikuar per te studiuar ne SHBA, filloni te krijoni "profilin" tuaj duke u bazuar ne keto 6 pika.

Nese keni nevoje per ndihme, mos hezitoni te kontaktoni ne FB ose ne e-mail: travel@albtika.com

64 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page